Objekte të siguruara

“Objekt i siguruar” është një objekt postar, i siguruar me shërbim të veçantë, deri në vlerën e deklaruar nga dërguesi, në rast humbjeje, vjedhjeje, dëmtimi”
Read More

Objekte të regjistruara

“Objekt postar i regjistruar” është një objekt postar që regjistrohet nga ofruesi i shërbimit, kundrejt një pagese fikse, për të garantuar dorëzimin e objektit postar dhe dëmshpërblimin, në rast të humbjes, grabitjes dhe vjedhjes. Dëmshpërblimi paguhet pas kërkesës dhe kur provohet mosdorëzimi i objektit postar ose i mosshpërndarjes së tij në destinacion.
Read More

Pako postare

“Objekt postar” është një objekt i adresuar, në formën e tij përfundimtare, që dërgohet nga ofruesi i shërbimit postar ku, përveç objekteve të korrespondencës së letrave, përfshihen dhe librat, katalogët, gazetat, revistat dhe pakot postare që përmbajnë mallra me ose pa vlerë tregtare.
Read More

Shërbimet postare ekspres

“Shërbim ekspres” është shërbimi i shpërndarjes “derë me derë”, në një kohë të shkurtër, shpërndarjes një ditë pas dorëzimit, ose transportit në kohë të përcaktuar të objektit postar që përfshin shpërndarjen e dokumenteve, pakove dhe mallrave.
Read More

Postë direkte

Janë objekte postare me natyrë komerciale, që i dërgohen në të njëjtën kohë një numri të madh klientësh të mundshëm nëpërmjet postës, dhe për të cilat dërgimi në adresën e banimit apo të vendit të punës nuk është i detyrueshëm.
Read More