Licensat & Kuadri Ligjor

  • Home
  • Licensat & Kuadri Ligjor
Alfa Courier Services

Licensat & Kuadri Ligjor

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Është përgjegjës për politikën e klimës, infrastrukturën dhe shërbimet publike dhe industrinë.

Qendra Kombëtare e Biznesit

QKB ka si qëllim kryesor, lehtësimin e procedurave dhe regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës;

Qendrën Kombëtare të Regjistrimit

Qendra Kombëtare e Regjistrimit, shpjegon procedurat që duhen ndjekur nga bizneset dhe individët që duan të hapin një të tillë. QKR vepron mbi bazën e vetëdeklarimit të detyrueshëm përmes plotësimit të formularëve përkatës të aplikimit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

AKEP është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

DPPI është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, detyrim që i buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga ligji organik nr. 9947, dt 07/07/2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar, neni 189, si dhe nga dokumente strategjikë si: Marrëveshja e Asociim- Stabilizimit në nenin 73 të saj, “Pronësia Intelektuale”.